Ukraina rrëzon raketën më të sofistikuar të Rusisë

Presidenti rus Putin e ka cilësuar raketën Kinzhal armë ideale që nuk kapet nga mbrojtja raketore

Për herë të parë Ukraina njoftoi rrëzimin e një rakete hipersonike ruse të modelit Kinzhal gjatë sulmeve natën mes të mërkurës së kaluar dhe të enjtes.

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili zbuloi raketën Kinzhal në vitin 2018, e ka cilësuar atë “një armë ideale” e  jashtëzakonisht e vështirë për t’u kapur nga mbrojtjet raketore.

“Unë e përgëzoj popullin ukrainas për ngjarjen historike”, tha gjenerali Mykola Oleshchuk në Telegram. “Po, ne kemi rrëzuar raketën Kinzhal”.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se raketa u rrëzua me sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot në Kiev rreth orës 2:30 të mëngjesit të së enjtes.

Ukraina u bëri thirrje aleatëve të saj perëndimorë që të ndihmojnë në përforcimin e sistemit të saj të mbrojtjes ajrore. Edhe zyrtarët amerikanë konfirmuan sulmin.

Ndërkohë në vështirësi për të siguruar municion, duket se mercenarët Wagner në qytetin e rrethuar të Bakhmutit kanë përdorur municione fosfori.

Në pamjet me dron të publikuara nga ushtria ukrainase, shihet Bakhmuti në flakë. Armët me fosfor të bardhë nuk janë të ndaluara, por përdorimi i tyre në zonat civile konsiderohet një krim lufte.

Por pavarësisht përpjekjeve të Rusisë beteja për qytetin vazhdon. Këtu ushtarët ukrainas qëllojnë një obus D-30 të prodhimit sovjetik ndaj njësive ruse që po përpiqeshin të përparojnë në veri.

Të shtunën Ukraina përshëndeti kthimin e 45 luftëtarëve të batalionit Azov të kapur gjatë betejës për Mariupolin vitin e kaluar, ndërsa Rusia tha se tre nga pilotët e saj ishin liruar nga Kievi.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share