Mediat rozë shkruajnë se këngëtarja është në romancë me artistin Matty Healy
Pas ndarjes nga aktori Joe Alwyn, këngëtarja Taylor Swift thuhet se ka gjetur sërish dashurinë.
34-vjeçari do të jetë i ftuari special gjatë koncertit në Nashville. Sipas gazetës britanike “The Sun”, Matty do të performojë dy nga këngët e Taylor ndërsa thekson se asnjë prej tyre nuk dëshiron që lidhja e tyre të jetë sekrete.
“Ajo dhe Matty janë marrëzisht të dashuruar. Si dy yje ndërkombëtarë, ata e kuptojnë më mirë se kushdo presionin e punës dhe e mbështesin njëri-tjetrin”-thonë burime për “The Sun”.
Nëntorin e kaluar këngëtari britanik konfirmoi se grupi i tij kishte bashkëpunuar me Taylor për albumin e saj “Midnights” i cili u prit me vlerësime nga kritikët e muzikës, por edhe nga fansat e saj në mbarë botën.
Klan News