Profesori universitar Ylber Sela mendon se çdokush duhet të japë kontributin e tij brenda shoqërisë dhe shtetit ku jeton. Ai thotë se ikja e tl rinjve tani, përveç se nevojë është bërë edhe trend e modë, përcjell KlanM.
“Unë për vete e kam pasur të vështirë ta marr vendimin për t’u kthyer sepse kisha bërë plane tjera. Ka qenë gjithmonë dëshirë e prindit tim që njëri nga tre fëmijët t’i kthehet në vendlindje… atëkohë kam qenë i angazhuar në organizimet studentore atje… Unë e mora vendimin dhe tani i bëj 20 vite që jam kthyer dhe nuk jam pishman. Dua që edhe fëmijët e mi, Ylli dhe Hana, ndoshta të shkollohen jashtë, por të kthehen dhe kontribuojnë në vendin e tyre sepse ne duhet të jemi shembull që mos ta lëmë vendin”, tha mes tjerash Ylber Sela në 99 Minuta./KlanMacedonia