Mickoski: 6 vite LSDM, 6 vite tradhti

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski u shpreh për 6 vite qeverisje të LSDM-së ka pasur tradhti, vuatje dhe dështime ekonomike.

Sipas tij, këto 6 vite janë kulmi i të gjitha fatkeqësive në Maqedoni duke përmendur marrëveshjet e dhimbshme, 10 mijë vdekjet nga COVID-19, djegia e spitalit në Tetovë, aksidenti i autobusit, inflacioni, varfëria kolektive dhe emigrimi.

“Pretendimi se ata janë me orientim evropian është vetëm perdja që përdorin për të fshehur krimet dhe tradhtitë e tyre. Lumturia e tyre do të thotë fatkeqësi për njerëzit. Qeveria po merr fund dhe i vetmi shpëtim është ikja nga përballja me drejtësinë dhe popullin”, u shpreh Mickoski në një tribunë partiake në Manastir.

Ai theson se Maqedonia nuk është ajo që Qeveria e propagandon.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share