Drejtori i Rrugëve Shtetërore, Ejup Rustemi u shpreh në Klan Debat se i vjen mirë që prokuroria ka hapur lëndë për të shqyrtuar procedurën e përzgjedhjes së kompanisë mbikqyrëse të punimeve të korridorit 8 dhe 10 D. Ai garantoi për procedurën, që sipas tij ka qenë shumë transparente.
“Prokuroria duhet të vlerësoje deri në fund dhe ju garantojmë se është proces jashtëzakonisht shumë transparent dhe një proces që do të japë rezultate të jashtëzakonshme në ndërtimin e rrugëve… Unë ju garantoj të gjithëve se nuk do të ketë asnjë keqpërdorim për ndërtimin e këtyre rrugëve që jemi duke i bërë”, deklaroi Ejup Rustemi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia