Drejtori i Rrugëve Shtetërore, Ejup Rustemi nuk deshi të japë përgjigje direkte për nevojën e ekzistimit apo jo të ndërmarrjes tjetër shtetërore për mirëmbajtjen e rrugëve, “Rrugët e Maqedonisë”. Rustemi vazhdimisht theksoi se kjo ndërmarrje nuk e bën punën siç duhet, prandaj edhe ndërmarrja që ai e drejton detyrohet të angazhojë kompani private si zgjidhje për këtë ngërç.
“Unë nuk dua që si drejtor i një ndërmarrje publike të flas për ndërmarrjen tjetër publike. Një gjë të tillë mund të konstatojmë në bazë të asaj që e shohim në rrugët shtetërore. Çdonjëri ka detyrimet e veta në bazë të ligjeve që janë në fuqi”, tha mes tjerash Ejup Rustemi në KlanDebat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia