Të paktën 2 persona kanë humbur jetën kur një tren pasagjerësh ka përplasur një grup punëtorësh në Këln të Gjermanisë. Dyshohet se të paktën 5 persona kanë mbetur të plagosur, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht numri i saktë i tyre.
Disa punëtorë të tjerë ndodhen në gjendje shoku, pasi kanë qenë dëshmitarë të goditjes dhe vrasjes së dy kolegëve të tyre të cilët po punonin afër shinave.
Një zëdhënës i policisë shprehet se është ende shumë herët për të nxjerrë shkaqet e këtij aksidenti ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës. Ndërkaq, linja hekurudhore midis qyteteve të Këlnit dhe Bonit ka ndalur së funksionuari përkohësisht.
Klan News