Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se sot filloi pagesa e pagesës sociale dhe pagesës për mbrojtje civile dhe të fëmijëve për muajin prill.
Përdoruesit e këtyre që kanë kartela do të mund që t’i marrin paratë në bankomatet e bankave nga dita e sotme.
“Me qëllim që të shmanget turma para bankave dhe të mundësohet mbrojtje më e madhe të shfrytëzuesve të ndihmave sociale në kushte të virusit COVID-19, për personat të cilët nuk përdorin kartela, pagesa do të bëhet në dy grupe edhe atë sipas renditjes alfabetike”, sqarojnë nga MPPS.
Nga dita e martë pagesa do të bëhet për personat mbiemri i të cilëve u fillon me A, B, V, G, D, Gj, Zh, Z, X, I, j, K, L, Ll dhe nga dita e mërkurë për personat mbiemri i të cilëve u fillon me M, N, Nj, O, P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, Xh dhe Sh. /KlanMacedonia/