Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian të futbollit “Euro 2024’ mes reprezentacionit të Bjellorusisë dhe Kosovës do të zhvillohet në kryeqytetin hungarez, Budapesti më 19 qershor 2023.
Federata e Futbollit e Bjellorusisë nëpërmjet një shkrese zyrtare e ka njoftuar FFK-në se kjo ndeshje do të zhvillohet më 19 qershor në stadiumin “Szusza Ferenc” në Budapest.
Tri ditë para kësaj ndeshje, përfaqësuesja e Kosovës në kuadër të raundit të tretë të ndeshjeve kualifikuese në tadiumin “Fadil Vokrri” takohen me Rumanië.
Ndryshe përfaqësuesja e Kosovës është në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Andorën, Izraelin dhe Bjellorusinë. Në dy ndeshjet e para kundër Izraelit në transfertë dhe Andorës në Prishtinë epilogu ishte I barabartë 1-1 në të dyja ndeshjet.
Shaban Sinani /KlanMacedonia/