Bashkëpunimi opozitar – Alternativa autorizon Afrim Gashin të zhvillojë bisedimet

Alternativa e Afrim Gashit ka zhvilluar sonte në selinë e saj në Shkup mbledhjen e Kryesisë Qendrore, ku mes tjerash është diskutuar rreth mundësisë së bashkëpunimit eventual me Lëvizjen Besa, përcjell KlanMacedonia.

Siç thonë nga kjo parti, kryesia e ka autorizuar kryetarin e partisë, Afrim Gashin që të zhvillojë bisedimet për bashkëpunim eventual opozitar.

“Përveç diskutimeve të tjera për situatën aktuale politike në vend, siç janë ndryshimet kushtetuese, propozim-amendamenti kushtetues i Alternativës për luftë kundër korrupsionit, si dhe rruga eurointegruese, në fokus të kësaj mbledhjeje ishte edhe tema e bashkëpunimit të mundshëm opozitar. Me këtë rast Kryesia Qendrore e autorizoi kryetarin Afrim Gashi që të bisedojë për çdo bashkëpunim eventual, qoftë ai bashkëpunim në suaza të Parlamentit ose edhe për bashkëpunim tjetër koalicionues”, thuhet në njoftimin e Alternativës.

Nga kjo parti thonë se se janë të gatshëm dhe të detyruar t’iu përgjjgjen kërkesave të qytetarëve, të cilët sipas tyre, kërkojnë ndryshim.

“Para nesh janë disa sfida, ndërsa AlternAtivA që sonte shfaq gatishmëri të plotë për bashkëpunim në interes të qytetarëv”, thuhet më tej në reagim.

Për të gjitha detajet, nga Alternativa thonë se do të njoftojnë në të ardhmen./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share