Ahmeti: Për flamur e gjuhë zgjohen prapë dëshmorët
Në praninë e ish ushtarëve të UÇK-së, veteranëve të luftës, familjarëve të dëshmorëve të rënë e qytetarëve të shumtë, sot në Sllupçan u mbajt manifestimi tradicional i 2 majit “Zona e lirë në Karadakun e pamposhtur”. Kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti tha se viti 2001 shënoi kthesë në historinë e vendit, sepse me luftë, mund e sakrificë shqiptarët fituan të drejtat e tyre të cilat iu takonin.
“Kur e filluam luftën, armiku nuk e dinte se nënat shqiptare i kanë rritur fëmijët e tyre në djepa prej prushi. Ata nuk e dinin se shqiptarit po ia shkele barin mbi varre, nuk ta fal. Ne nuk i falem diskriminimet, përbuzjen dhe padrejtësitë që na u bënë, ndaj me luftë, gjakë dhe meritë i fituam të drejtat tona. Për flamur e gjuhë amëtarë zgjohen dhe dëshmorët ndër varre. Ndaj sot këto të drejta dhe liri që i gëzojmë, janë kontribut i këtyre bij dhe bijave që dhanë jetën për idealin e lirisë”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së./KlanMacedonia