Rama: Vota për PS, për të mbrojtur Shqipërinë

“Demokratët, të detyruar të votojnë për Metën”

Kolonjarëve me të cilët u takua paraditen e kësaj të marte, kryesocialisti Rama ju kërkoi votën për të rikonfirmuar Erjon Isajin, por dhe si një votë për të mbrojtur Shqipërinë.

“Si mundet një shqiptar të votojë për persona “non grata”. Nuk janë vetëm SHBA. BE nuk e ka atë praktikë, por nuk ka derë të hapur për ata”.

Por vota e 14 Majit ka rëndësi dhe për vetë partinë e përçarë demokratike, sipas Edi Ramës.

“Ka shumë mundësi që të rivijë në vete. Shikojeni si janë bërë. Kashtë e k*qe nga të katër anët”.

Ju kujton gjithsesi demokratëve se pas dy javësh nuk do të kenë mundësi të hedhin votën për partine e tyre, por për atë të ish-Presidentit Meta, e këtu ndalet për të treguar përpjekjen që siç thotë kanë bërë socialistët për ta risjellë në drejtimin e duhur kreun e PL.

“Nuk lamë dy gurë bashkë për ta sjellë në rrugë të mbarë. Nuk vjen në rrugë të mbarë. Nuk bëhet”.

Shpjegon se kandidatët e të djathtës nuk mund ta kenë bashkëpunimin e qeverisë jo se kjo e fundit nuk do, por ata nuk kanë aftësi për të thithur fondet.

“Jo se ne nuk duam, por nuk dinë”.

Projekti i rrugës që lidh Kolonjën me Korçën që është në proces, Rama lajmëron se përfundon pas pak muajsh.

“Kur të mbarojë rruga në verë, bashkë me këtë gishton këtu bëjmë një festë të madhe”.

Ndërsa në Maliq jo vetëm për shkak të shiut, por dhe se kandidati socialist drejton bashkinë prej 20 vitesh, takimi zgjati pak minuta dhe Rama deklaroi se puna flet më shumë se fjalët.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share