Alibeaj: Berisha-Meta-Rama, fosile politike

“Kanë marrë peng fatet e shqiptarëve”

Nga Vau i Dejës, ku prezantoi kandidaten e Partisë Demokratike që garon në zgjedhjet e 14 Majit, Klomentina Drini, Enkelejd Alibeaj iu rikthye akuzave ndaj trinomit të së keqes, siç i cilëson ai Ramën, Berishën e Metën.

“Japin e marrin me njëri tjetrin në një aleancë okulte. Njëri që ka rikthyer dhe një herë simptomat e dikurshme të sistemit dikatorial, mungesë shprese, mungesë lirie. Goditje ndaj biznesit. Neveri ndaj të rinjve. Dëbimi ndaj tyre. Mungesa e ligjit. Mungesa e shtetit të së drejtës. Refuzimi, izolimi. E nga ana tjetër një pjesë tjetër. Atë që deri dje ne i konsideronim lider historik, është Sali Berisha. I cili nuk bëri asgjë tjetër, është varka e shpëtimit e këtij sistemi. Ka bërë atë që e ka çuar një pjesë të demokratëve, i ka marrë dhe i ka çuar në sqetullën e Ilir Metajt. Një pazarxhiu politik.”

Teksa i cilësoi fosile politike, Alibeaj tha se kjo treshe ka marrë peng fatet e shqiptarëve.

“E pra miq, vëllezër, motra, prindër. Ky është sistemi sot. Kjo është panorama dhe fotografia bezhë. Kaq e zymtë që Shqipëria sot vuan. Kjo është arsyeja se përse njerëzit ikin, kjo është arsyeja sepse shqiptarët sot janë më të pezmatuar se kurrë.”

Alibeaj kërkoi votën për kandidaten e Partisë Demokratike në këtë bashki e cila tha se do te hapë një epokë te re ne drejtimin e pushtetit vendor.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share