Geoffrey Hinton ka paralajmeruar për rreziqet që vijnë nga zhvillimi i teknologjisë
Gati një dekadë pasi punoi për inteligjencën artificiale, GeoffreyHinton, dha dorëheqjen nga gjiganti i teknologjisë Google dhe tani kërkon të flasë lirisht për rrezikun e teknologjisë.
I konsideruar gjerësisht si ‘babai i inteligjencës artificiale’, Hinton punoi për një dekadë në Goolge e që atëherë ka pasur shqetësime për zhvillimin e teknologjisë. Tani druhet se kompjuterët mund të bëhen më shpejt nga sa pritej më të mençur se njerëzit.
“U largova në mënyrë që tani të flas lirshëm për rrezikun e Inteligjencës Artificiale pa pasur frikën e ndikimit të Google,” shkroi Hinton në Tëitter.
Në një intervistë me gazetën Nju Jork Tajms, Hinton u shpreh i shqetësuar mbi aftësinë e Inteligjencës Artificiale për të krijuar fotografi dhe tekste të rreme bindëse në një botë ku njerëzit nuk do të jenë më në gjendje të dallojnë çfarë është e vërtetë.
“Është e vështirë të mendosh tani se si mund të parandalohen keqbërësit nga përdorimi i AI për gjëra të këqija,” shton ai. 75-vjecari përmend faktin se inteligjenca artificiale do të zëvendësojë njerëzit në punë dhe të kthehet në një rrezik duke mësuar shprehi të reja.
“Unë mendoj se inteligjenca artificiale nuk duhet zhvilluar më shumë derisa të kuptojmë nëse mund ta kontrollojmë plotësisht atë”, është shprehur ai.
Hinton thotë se vetë Google ka vepruar në mënyrë shumë të përgjegjshme për të zhvilluar teknologjinë e AI dhe mohoi se është larguar në mënyrë që të kritikojë ish-punëdhënësin e tij.
GAZETAR: LEFTION PERISTERI