Nga MPB bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Gostivar është arrestuar një shtetas i Shqipërisë pasi tek i njëjti policia ka gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
“Më datë 01.05.2023 rreth orës 21:20, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë, Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 24-vjeçarin G.A. nga Republika e Shqipërisë. Është gjetur dhe konfiskuar marihuana gjatë kontrollit në shtëpinë ku ai ka qenë duke jetuar përkohësisht”, thonë nga MPB.