Qindra vetë janë vrarë dhe mijëra janë plagosur gjatë 16 ditëve të luftimeve midis dy fraksioneve të ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Reagimit së Shpejtë.
Kriza ka shkaktuar një fatkeqësi humanitare, ka dëmtuar pjesë të Khartoum-it, ka rrezikuar tërheqjen e fuqive rajonale më konflikt dhe ka rindezur tensionet në rajonin e Darfurit.
“Deri tani nuk e kam idenë se si do të largohem nga ky vend. Është e vështirë, stresuese, jemi të lodhur, nuk fle prej dy ditësh. Është vërtet një situatë e vështirë, por ne po përpiqemi të durojmë dhe të jemi të fortë.”
Të dyja palët ranë dakord për të zgjatur armëpushimin ndërsa OKB-ja shpreson që forcat rivale të zhvillojnë bisedime në Arabinë Saudite.
Zyrtari i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Raouf Mazou tha se pritet një eksod prej 815,000 vetash, duke përfshirë 580,000 sudanezë, si dhe refugjatë të huaj që tani jetojnë në vend.
Deri tani rreth 73,000 vetë janë larguar nga Sudani.
Egjipti raportoi se 40,000 qytetarë sudanezë kaluan kufirin, të tjerë kanë shkuar në Çad, Sudanin e Jugut dhe Etiopi, ose kanë lundruar nëpër Detin e Kuq drejt Arabisë Saudite me anije evakuimi.
Të paktën 528 vetë janë vrarë dhe rreth 4600 janë plagosur, sipas ministrisë sudaneze të Shëndetësisë. Por Kombet e Bashkuara besojnë se numri i vërtetë është shumë më i lartë.
Klan News