Thellohet kriza humanitare në vend, luftimet hyjnë në javën e tretë
Porti i Sudanit është shpresa e fundit për mijëra njerëz që po mundohen t’i shpëtojnë luftimeve të përgjakshme në Sudan. Mes krizës së rëndë humanitare, anijet në port janë tejmbushur nga njerëz që kërkojnë të largohen një orë e më parë.
Në Khartum, sulmet ajrore kanë vijuar pavarësisht armëpushimit duke thelluar më tej krizën humanitare.
“Flemë në dysheme, nuk ka ujë, energji elektrike, por as ushqim, të gjitha dyqanet janë të mbyllura, dhe ato që janë të hapura shesin produkte me çmime të shtrenjta.”
Forcat rivale ushtarake kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes e cila u arrit pas përpjekjeve intensive diplomatike të disa vendeve të huaja.
Aktualisht , të paktën 528 njerëz janë vrarë dhe 4,600 janë plagosur nga lufta e gjatë për pushtet midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë.
Klan News