Kurti niset drejt Brukselit për takimin e nesërm me Vuçiç

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur sot drejt Brukselit, ku të martën do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Bashkë me Kurtin duke u akomoduar në ulëset e tyre në aeroplan është parë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Në takimin e nesërm të dialogut pritet të nënshkruhet deklarata për të zhdukurit dhe do të diskutohet drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe./klankosova

Lexo gjithashtu
Total
0
Share