Të bashkangjitur ju dërgojmë video fjalimin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi me me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punës:
„Të nderuar punëtorë dhe punëtore,
Puna juaj është ajo që e mban komunitetin tonë. Ju jeni shtylla kurrizore e shoqërisë sonë dhe ne e njohim dhe vlerësojmë kontributin tuaj në suksesin tonë të përbashkët dhe zhvillimin ekonomik.
Sot shprehim respekt për angazhimin tuaj në vendet e punës, për profesionalizmin dhe etikën tuaj të punës, festojmë punën, përkushtimin dhe kontributin e juve punëtorëve dhe punëtoreve, për të mirën tonë dhe për të mirën e brezave të ardhshëm.
Pas disa vitesh rritjeje të vazhdueshme të mbështetjes për punëtorët, politika sociale në vendin tonë nuk duhet të varet më kurrë nga vullneti i individëve dhe as nga marketingu partiak.
Nga viti 2017 e kemi rritur pagën minimale për më shumë se 100%, sot ajo arrin 20.175 denarë. Gjatë krizës së shkaktuar nga COVID-19, ne ndihmuam të shpëtojmë 250.000 vende pune dhe mbështetëm 35 mijë kompani.
Të dashur punëtorë dhe punëtore, këto nuk janë fjalë boshe, por janë numra realë.