Mungesa e kanalizimit dhe ujit ka boshatisur fshatrat, mbeturinat ”mirëseardhja” në hyrje të fshatit Llaskarcë

MBETURINAT “MIRËSEARDHJA” NË HYRJE TË FSHATIT LLASKARCË

Me të hyrë në fshat mbeturinat janë “përshëndetja” fillestare. Dyert e shtëpive të mbyllura gjersa fshati Llaskarcë po boshatiset. Baca Beqir Alimi ka mbetur këtu vetëm me një djal, dy të tjerët kanë ikur nga shteti. Mungesa e kanalizimit dhe ujit ka bërë që banorët e fshatit të largohen thotë ai.

“Kushte të këqija këtu. Nuk ka bereqet. As ujë nuk ka. Ende me bunar. Aty latë nuk kanë as ku t’i lajnë teshat. Uji është i kuq. Të gjithë kanë ikur jasht. Të gjithë kanë ikur jashtë shtetit, edhe fëmijët në klasa kanë mbetur vetëm nga 10 nxënës. Vendi i thatë. Përshkak krizës janë larguar. Nuk mund t’ia dalin këtu” – tha Beqir Alimi, banor.

Banorët të cilët jetojnë afer lumit janë më të dëmtuar pasi era e keqe kutërbon veçanarisht tash kur është më ngrohtë.

“Po bëj apel komunës që fillimisht ta bëjë kanalizimin kryesor që pastaj edhe ne të kyçemi te kanalizimi kryesor që të mos vjen era” – tha një banor.

Kryetari i Komunës së Sarajit thotë se kanë hartuar projekt por se u duhet mbështetje nga pusheti lokal.

“Projekti parasheh krejt gjatësinë e rregullimit të atij lumi të  vogël, që të rregullohet e tëra të dhe të ketë stacion filtrues që të shkojnë të gjitha ujrat e zeza. Komuna ka kryer rrjetin kryesor të kanalizimit dhe ujrave fekal nëvendbanimin Llaskarcë gjithsesi priojektin që e kemi të hartuar për këtë pjesë, lumi që fillon prej në fshatin Bojanë dhe derdhet deri te Lumi Treska presim që me bashkëpunim me pushtetin Qëndror të fillojmë të gjejmë një zgjidhje, gjegjësëisht realizimin se zgjidhje kemi” – tha Blerim Bexheti.

Pos erës së keqë përshkak ujrave të zeza që derdhen në këtë lum, edhe mbeturinat kanë mbuluar lumin. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share