VMRO-DPMNE dhe LSDM zbarkojnë në terren!

LSDM ME “KRAH PËR KRAH ME POPULLIN”, VMRO-ja “KJO ËSHTË MAQEDONIA PËR TË GJITHË”

VMRO-DPMNE ka zbarkuar në terren në kuadër të aksionit “Kjo është Maqedonia për të gjithë”. Fushatë në terren është duke zbatuar edhe LSDM-ja, me moton “Krah për krah me popullin”, njofton KlanM.

Nga kjo fundjavë, VMRO-DPMNE-ja nisi me aksionin “Kjo është Maqedonia për të gjithë”. Fushata do të zgjasë deri më 17 Qershor, në ditëlindjen e VMRO-DPMNE-së.

Sic thonë nga VMRO-DPMNE-ja këtë fundjavë vizitohen 100 vendbanime ku realizohen takime me qytetarët.

Qëllimi i kësaj fushate, sic percjell KlanM komunikatën  nga VMRO-DPMNE, është që të bashkohen njerëzit rreth parimeve të patriotizmit të përbashkët, rreth ndryshimeve që janë të domosdoshme për vendin. VMRO-DPMNE thotë se aksioni “Kjo është Maqedonia për të gjithë” është përgjigje ndaj ofertës së Qeverisë LSDM-BDI, që sipas tyre, çon Maqedoninë drejt nënçmimit, varfërisë dhe migrimit.

Që në fillim të këtij muaji, sic njofton KlanM, në terren kanë zbarkuar edhe socialdemokratët. LSDM-ja aktivitetet në terren I zhvillon me moton “Krah për krah deri në fitore”.

Fushata e socialdemokratëve ka edhe vulën vizuale me “jelekët e kuq” që i bartin funksionarët dhe udhëheqësia e LSDM-së.

Me këtë fushatë, sic percjell KlanM komunikatën e LSDM-së, gjatë periudhës së ardhshme përfaqësues të kësaj partie do të vizitojnë 946 vendbanime gjithandej vendit, ku do të bsiedojnë me qytetarët për temat aktuale, do të japin llogaridhënie për punët që i kanë bërë por do të paralajmërohen edhe aktivitetet e ardhshme.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share