Shkup, gjobiten 200 shoferë për shkelje të rregullave të trafikut – 97 për vozitje të shpejtë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 200 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 97 për tejkalim të shpejtësisë, 21 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 13 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 2 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 8 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share