60,000 fansa u mblodhën për të parë këngëtarin
Ylli amerikan i rrokut Bruce Springsteen dhe grupi i tij ‘E Street’ filluan turneun evropian të vitit 2023 me një koncert në Barcelonë. 73-vjeçari u ngjit në skenë për të interpretuar hite si Born to Run, Born in the USA, Promised Land, No Surrender dhe Prove It All Night.
Rreth 60,000 njerëz u mblodhën për të parë performancat e tij në satdiumin Estadi Olimpic ndërsa nuk munguan edhe personalite të njohura si Ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle Obama dhe regjisori i njohur Steven Spielberg.
Hera e fundit që Springsteen doli në skenë në Spanjë ishte në Majin 2016, kur ai performoi në stadiumin Camp Nou.
Turneu ndërkombëtar i Springsteen filloi në SHBA, dhe do të kthehet në Amerikën e Veriut më vonë këtë vit. Turneu është i pari i Springsteen që nga Shkurti 2017.
Klan News