Princi William dhe Kate Middelton festojnë 12-vjetorin e martesës

Çifti kurorëzuan lidhjen e tyre të dashurisë në martesë më 29 Prill të vitit 2011

Princi dhe Princesha e Uellsit e Britanisë, William dhe Kate, festojnë 12 vjetorin e martesës. Çifti u takuan u takuan në Universitetin Andrews në Skoci në shtator 2001, kur nipi më i madh i Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth filloi studimet për histori arti.

Mbi dy miliardë njerëz ndoqën dasmën madhështore përmes ekranit të televizionit ndërsa më shumë se 1 milion njerëz mbushën rrugët e Londrës për të parë dasmën e tyre.

Çifti ka tre fëmijë së bashku, George, Louis dhe vajza Charlotte. Përvjetorin  i 12-të i martesës vjen përpara kurorëzimit të babait të William, mbretit Charles, më 6 Maj.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share