Bislimoski: Kemi arritur objektivat, interesi për investime në burimet e rinovueshme 4 herë më i madh
Kapaciteti i ri maksimal prej 300 megavat orë nga burimet e rinovueshme të energjisë, pritet të lidhet në rrjet gjatë këtij viti. Kjo paraqet dyfishin e vitit të kaluar, ndërsa paralajmërimi vjen nga Marko Bislimoski, njeriu i parë i Komisionit Rregullator të Energjetikës në Samitin Energjetik në Neum të Bosnjë e Hercegovinës. Sipas Bislimovskit, me këtë ritëm të investimeve për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme, vendi për një vit e gjysmë i ka arritur objektivat nga Skenari i Gjelbër. Kjo Strategji duhet të rishikohet, sipas tij, pasi rrethanat e krizës energjetike kanë ndryshuar në mënyrë drastike ritmin e realizimit të investimeve për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, era dhe uji.
“Kapacitetet prodhuese me kapacitet të instaluar prej 2000 MW janë të lidhura në rrjetin tonë dhe aktualisht interesi për investime në burimet e rinovueshme është katër herë më i madh dhe arrin në 8000 MW kapacitet të instaluar, shumica e të cilave janë investime në termocentrale fotovoltaike dhe termocentrale me erë. Zgjidhja shihet te bateritë për të cilat tani punojmë në vendosjen e rregullave dhe procedurave. Bateritë dhe realizimi më i sigurt i HEC-it të Çebrenit do të shërbejnë për balancimin e sistemit elektrik në vend. Ky është realiteti në procesin e tranzicionit drejt të cilit shteti është vendosur strategjikisht dhe me plan”, është shprehur Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
Samiti i energjisë në Neum u hap nga ambasadori i SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë, Mike Murphy, dhe në panele morën pjesë ekspertë nga sektori energjetik, duke përfshirë Artur Lorkovskin, drejtorin e Komunitetit të Energjisë./KlanMacedonia