Baltimore Ravens dhe Lojtari më i Vlerësuar i NFL për vitin 2019 Lamar Jackson, kanë rënë parimisht dakord për të zgjatur edhe për pesë vite kontratën. Sipas medias ESPN, kjo do të jetë kontrata më e shtrenjtë në historinë e Ligës Kombëtare të Futbollit amerikan.
Marrëveshja, e cila i jep fund një periudhe të gjatë spekulimesh mbi të ardhmen e organzatorit, mendohet se kap një vlerë prej 260 milionë dollarësh. Kjo shifër është më e madhe se sa akordi i arritur me organizatorin e Philadelphia Eagles, Xhelin Hërts, që u nënshkrua vetëm disa ditë më parë për shumën e 255 milionë dollarëve për pesë vite.
“E dini, në muajt e fundit është spekuluar shumë rreth të ardhmes sime. Por në vitet e ardhshme, ndodhin shumë gjëra. Le të vazhdojmë!”
Ravens e mbyllën sezonin në divizionine Veriut në Konferencën e futbollit amerikan në vend të dytë, pas Sinsinati Bengals me 10 fitore e shtatë humbje.
Klan News