Sfida mes Real Madrid e Partizan Beograd prodhon sherr masiv në fushë

Aktet e dhunës në basketbolli shfaqen edhe në Europë. Pas asaj që ndodhi në derbin kryeqytetas me Tiranës dhe Partizanit për femra, një skenë e ngjashme ka ndodhur në duelin e EuroLigës së Basketbollit. Protagonistë kanë qënë lojtarët e Real Madrid dhe Partizanit të Beogradit, me basketbollistët që për një moment harruan koshin dhe nisën konfrontimin fizik. Më pak se dy minuta nga fundi, shpërtheu një sherr mes dy ish-lojtarëve të NBA amerikan, Exum të Partizanit dhe Yabusele të Madridit.

Ky i fundit u përplas me lojtarin kundërshtarë, i cili pas sherrit rezultoi se kishte thyerje të njërit prej gishtave të këmbës. Pjesë e përplasjes fizike u bënë edhe lojtarët e tjerë, me stafet që u përpoqen që të ulnin gjakrat. Gjyqtarët vendosën që të sfida të mos rifillonte, teksa vendosën që fitorja të shkonte në favor të Partizanit. Basketbollistët serb në fakt po udhëhiqnin sfidën me shifrat 95-80. Partizani i Beogradit ka fituar dy sfidat e para të raundit play-off të EuroLigë, duke qënë shumë pranë gjysmëfinaleve.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share