FESTIVALI I KËNGËS DO TË MBAHET NGA DATA 9 DERI MË 13 MAJ NË BRITANINË E MADHE
Mbreti Charles i Britanisë dhe gruaja e tij Camilla zbuluan për herë të parë skenën për Festivalin e Këngës në Eurovizion 2023, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Liverpul.
Këtë vit skena e spektaklit të Eurovizion është zbuluar nga Mbreti Charles dhe bashkëshortja e tij Camilla.
Çifti mbretëror zbuloi për publikun skenën e garës muzikore evropiane të Eurovizionit të këtij viti, e cila që do të zhvillohet në qytetin e Liverpool.
Pas një numërimi mbrapsht nga shikuesit, Charles dhe Camilla zbuluan skenën e konkursit duke shtypur një buton të madh rozë, i cili nisi një seri dritash shumëngjyrësh në skenë.
Liverpool do të jetë vendi pritës i konkursit, në emër të Ukrainës e cila u shpall fituese e vitit të kaluar.
Ukraina nuk mund të organizojë konkursin për shkak të luftës prandaj u vendos që të ishte vendi i dyte ai që do të merrej me organzimin.
Konkursi i këngës do të mbahet nga data 9 deri më 13 maj.
Përgatiti: Xhuana Lika