Bujqësia dhe ndërtimtaria ”vrasës” më të mëdhenj, në vendet e punës për një vit vdesin 22 persona

PËR NJË VIT 22 PERSONA VDESIN NË VENDIN E TYRE TË PUNËS!

Po i mbjellin 22 drunj në shenjë kujtimi për humbjen e jetëve në vendin e tyre të punës njofton KlanM.

Shumica e personave që kanë humbur jetën në vend të punës, vijnë nga industria e bujqësisë e ndërtimtarisë, thotë Millan Petkovski nga Shoqata për mbrojte gjatë punës.

Ai thotë se shteti fsheh numrat e personave që kanë ndërruar jetë në vendit e tyre të punës dhe të personave që janë lënduar në vendin e punës.

“Ne si shtet nuk i analizojmë dhe evidentojmë fatkeqësitë që ndodhin në vendin e punës, kjo do të thotë që problem është te vet institcionet shtetërore të cilat nuk angazhojnë njerëz të cilët do t’i humlumtojnë fatkeqësitë në vendet e punës, duke filluar nga Ministria për punë dhe politike sociale. Bujqësia është vrasësi i parë në Maqedoni ndërsa vrasësi i dytë është industria e ndërtimtarisë” – tha Millan Petkovski, shoqata për mbrotje gjatë punës.

Edhe ekspert për mbrojte gjatë punës nga vendet evropiane erdhën për të dhënë mbështetje.

“E drejta primare e çdo punëtori të punojë në vend të sigurtë dhe të kthehet në shtëpi shëndosh e mirë. Shpresoj se gjithkund në botë do të kemi zero persona të lënduar në vendin e tyre të punës” – tha Anton Lepik, këshilli i Panevropian i sindikatave.

Numrat zyrtarë, sic njofton KlanM, tregojnë se më shumë se 3 milion persona në botë vdesin në vendin e punës më shumë se 10 milion vdesin prej ndonjë sëmundje të shkaktuara në vendin e punës. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share