Edhe pse skuadra e Chelsea ka shpenzuar miliona euro në merkato muajt e fundit, sërish klubi londinez përgatitet për një tjetër merkato të fuqishme këtë verë. Tashmë ai që do të diktojë rregullat e merkatos është trajneri argjentinas Mauricio Pochettino, që do të ulet në stolin e lodninezëve sezonin e ardhshëm.
Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, trajneri Pochettino i ka kërkuar klubi dy përforcimet e para. Njëri prej tyre është portieri i Brentford, Davis Raya, që këtë sezon ka luajtur në të gjitha ndeshjet me ekipin e tij, duke realizuar 136 pritje. Kontrata e tij me Brentford skadon këtë verë, ndaj do të jetë një blerje me koston zero.
Emri i dytë është sulmuesi Ivan Toney, që gjithashtu luan me Brentford në Premier League. Sulmuesi anglez ka realizuar 19 gola këtë sezon dhe renditet i treti në listën e golashënuesve këtë sezon, pas Haaland e Kane. Sipas trajneri argjentinas, Toney është futbollisti i duhur për të zgjidhur problemet që Chelsea ka me sulmin.