Në prag të fushatës elektorale në Greqi, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka premtuar rritje të pagës minimale në vend me 3-4% duke filluar nga 1 Janari i viti 2024. Aktualisht paga minimale në shtetin fqinj është 780 Euro.
Por Mitsotakis ka premtuar se rritja e pagës minimale do të vazhdojë dhe deri në vitin 2027 do të kapë vlerën e 950 Eurove.
Sipas shtypit grek, Kryeministri Mitsotakis ka premtuar gjithashtu edhe rritje të pagës mesatare që do të shkojë në 1500 Euro brenda një periudhe 4-vjeçare, duke filluar nga viti 2023 deri në vitin 2027.
Edhe për pensionistët, premtoi Kryeministri grek, do të ketë rritje të pensioneve me 3-4% duke filluar nga 1 Janari 2024.
Sipas Mitsotakis, synimi është që të ulet shkalla e papunësisë në 8% deri në vitin 2027. /tvklan.al