Ancelotti i pari në listë si trajner i Brazilit

Federata do të presë fundin e sezonit për përgjigjen e italianit

Konfederata Braziliane e Futbollit ështa gati të presë deri në Maj përgjigjen e italianit Carlo Ancelotti, për postin e trajnerit të pesë herë kampionëve të botës.

Presidenti i Federatës, Ednaldo Rodrigues pranoi shpreson të mund të njoftojë emrin e trajnerit të ri deri më 25 Maj, datë e shpalljes së listës së lojtarëve që do të luajnë ndeshjet miqësore të muajit Qershor

Rodrigues, nuk e ka fshehur kurrë se Ancelotti, aktualisht nën kontratë me Real Madridin, ishte zgjedhja e tij e parë. Trajneri italian konfirmoi se Federata Braziliane dëshironte ta bënte atë pasues të Tite, i cili u largua nga posti i tij pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar.

Ancelotti ka ndër mend ta respektojë deri në fund kontratën me Real e cila skadon në Qershor të 2024, por nuk është habi që vendimi për të ardhmen të merret në fund këtij sezoni ku nuk ka më shpresa për titullin edhe pas humbjes së rëndë në Girona. Gjithsesi vlen ende kualifikimi në gjysmëfinalet e Champions League dhe në finalen e Kupës së Mbretit. Nëse italiani refuzon, federata do të shohë zgjidhjen me trajnerë vendas të kampioonatit ose Jorge Jesus i Fenerbahçe.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share