Liga e dytë: Voska Sport dhe Gostivari edhe një hap pranë elitës

Pesë fitore të ekipeve vendase dhe tre të atyre mysafire me 20 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 26-të në Ligën e dytë të futbollit. Tre skuadrat e para në renditjen e tabelës Voska Sport, Gostivari dhe Vardari kanë shënuar  fitore të sigurta.

Lideri në renditjen e tabelës Voska Sport  u kthye me tre pike nga transferta me Kozhufin në Gjevgjeli duke e mundur 2:1. Këto tri pikë tanimë sigurojnë titullin kampion dhe kualifikim në elitën e futbollit vendor. Autor të golave për Voska Sport ishin Behar Feta dhe një autogol i Bejkov.

Fitore të sigurtë po në transfertë ka shënuar edhe Gostivari kundër Arsimit në Çegran 2:0, ndërsa  Vardari  shënoi ftore si vendas kundër Sllogës nga Vinica 3:0.

Fitore shumë të rëndësishme ka shënuar edhe Teteksi kundër Bellasicës 3-2, që jep gjasa për të mbijetuar.

Rezultatet e javës së 26-të

Arsimi– Gostivari 0-2

Boreci – Llokomotiva 0-3

Detonit Pllaçkovica – Kamenica Sasa 5-1

Kozhufi – Voska Sport 1-2

Ohri – Besa 2-0

Pelisteri – Karaormani 2-0

Teteksi – Bellasica  3-2

Vardari – Slloga Vinicë 3-0

Tabela1.Voska Sport 65 pikë, 2.Gostivari 61, 3.Vardari 59, 4.Pelisteri 53, 5.Detronit Pllaçkovica 47, 6. Besa 39, 7.Ohri 37, 8.Arsimi 36, 9.Bellasica 35, 10.Karaormani 34, 11.Kozhufi 30, 12.Llokomotiva 24, 13. Kamenica Sasa 21, 14.Teteksi 19, 15. Slloga 18, 16.Boreci 2 pikë.

Në xhiron e 27-të të shtunën në orën 16:00, takohen: Bellasica – Vardari, Besa Detonit Pllaçkovica, Kamenica Sasa – Boreci, Gostivari – Ohri, Llokomotiva – Karaormani, Slloga – Kozhufi, Teteksi – Pelisteri dhe Voska Sport – Arsimi /KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani

Lexo gjithashtu
Total
0
Share