Si përfitoi Georgina Rodriguez nga i dashuri i fundit?

Ai i jepte modeles së njohur 2000 euro në muaj për të mbuluar shpenzimet personale.

Georgina Rodriguez ka marrë shumë komente negative për stilin e jetesës luksoze që ajo zgjedh, me disa fansa që e akuzojnë atë për përvetësim të pasurisë së Cristiano Ronaldos.

Përkundrazi, 27–vjeçarja gjendej në një situatë të vështirë financiare. Megjithatë, ajo ka arritur të t’ia dalë mbanë falë edhe ndihmës së ish-partnerëve të saj.

Konkretisht, njëri prej tyre identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Mësohet se ish-dashuri i jepte modeles 2 000 euro në muaj për të përballuar shpenzimet personale.

Madje, ish-partneri i ka paguar biletat e saj dhe të motrës për të udhëtuar në Argjentinë për funeralin e babait të tyre në vitin 2019.

Por ajo çfarë është me e habitshme sipas mediave rozë është se ndihma ka vazhduar edhe kur Rodriguez ishte tashmë në një lidhje dashurie me futbollistin e njohur.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share