Vjosa Osmani në Kuvend: Të garantohet përdorimi i gjuhës shqipe nëpër institucione

Gjatë vizitës në Shkup, Presidentja e Kosovës, sic njofton KlanM, i është drejtuar edhe Kuvendit të RMV-së. Në fjalimin e saj, ajo bëri thirrje që të garantohet përdorimi i gjuhës  shqipe në të gjitha institucionet e vendit si dhe të rriten investimet në rajonet shqiptare.

”Padyshim se ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe është një element shumë I rëndësishëm në zhvillimin e bashkëjetesës ashtu sic është diverziteti dhe ruajtja e identiteteve e kulturave të ndryshme një vlerë e shtuar e shoqërive tona. Të prirur nga vizioni për mirëqenie të shtuar e me qëllim të kapërcimit të sfidave socio-ekonomike, me të cilat ballafaqohet i gjithë rajoni ynë, rritja e investimeve edhe në rajonet ku jetojnë shqiptarët dhe fuqizimi edhe më shumë i vetqeverisjes lokale me kapacitete dhe financa, shpresoj të shihet si prioritet. Në këtë mënyrë krijohen mundësi shtesë që qytetarëve t`u ofrohen shërbime më cilësore si dhe të garantohet përdorimi i gjuhës shqipe, në të gjitha institucionet e vendit” – tha Osmani. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share