Serbia e “zhgënjyer”, Vuçiq paralajmëron ndryshime në politikën e jashtme

Në votimin në Strasbourg vetëm Hungaria, Spanja, Qipro, Rumania nga shtetet e BE-së votuan kundër Kosovës ndërsa ra në sy abstenimi i Greqisë dhe Sllovakisë. Kjo ka zemeruar presidentin Vuçiç që shtoi në listën e zhgënjimit edhe Ukrainën, Bosnje Hercegovinën që abstenuan. Pas kësaj kreu i shtetit serb paralajmëroi perëndimin se do të ketë ndryshime të thella dhe thelbësore në politikën e jashtme të vendit të tij.

“Për sa i përket Këshillit të Evropës, ne e dinim se perkrahësit e Kosovës kishin një shumicë, ata kishin 33 vende. Shtetet pjesë e Këshillit të Evropës që nuk janë anëtare të BE-së, dëgjojnë pa diskutim se çfarë ju thotë Brukseli dhe Uashingtoni. Pak a shumë prisnim vetëpërmbajtje nga grekët, duke pasur parasysh gjithçka që ndodhi në muajt e fundit. Hungarezët u treguan se ishin miqtë më të mëdhenj të Serbisë.”

Vuçiç nuk ju përgjigj akuzave se Serbia votoi kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës duke shkelur nenin 4 të marrëveshjes së Ohrit ku zotohej që të mos e pengonte Prishtinën në institucionet ndërkombëtare. Pavarësisht se Kurti dhe Vuçiç nuk e nënshkruan atë marrëveshje, zëdhënësi i BE-së Peter Stano u ka deklaruar gazetarëve se ai dokument është ligjërisht i detyrueshëm për të dyja palët. Serbia pritet ta ngre zërin me kryediplomatin Daçiç e mbase edhe me presidentin Vuçiç në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën të Enjten në New York.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share