Për t’u duartrokitur! Sterling do të paguajë bursa për 14 të rinj me pamundësi ekonomike

Futbollisti i Çelsit Rahim Sterling do të paguajë bursat për 14 studentë. Fondacioni “Raheem Sterling” ka nisur një bashkëpunim me Kings College në Londër dhe Universitetin e Mançesterit, e të rinjtë që do të përfitojnë janë ata me origjinë afrikane dhe Karaibet, të cilët janë me rezultate të mira, por nuk kanë mundësi ekonomike që të vazhdojnë studimet.

Katër bursat e para (dy në King’s dhe dy në Manchester) do të jenë të disponueshme për studentët që do të nisin programet e diplomës në vitin universitar 2023/24, raporton Daily Mail. Gjatë tre viteve të ardhshme do të ketë një sërë mundësish, e të rinjtë nga zona metropolitan e Mannesterit dhe ajo e Londrës kanë të drejtën që të aplikojnë.

Kjo nismë synon që të mbështesë aksesin e barabartë në arsimin e lartë për studentët me ngjyrë e të luftojë për të sheshuar diferencat sa i përket arritjeve në edukim e tregun e punës. Sterlking u shpreh se kjo nismë do t’u japë mundësinë të rinjve që të kenë qasje në arsimin e lartë t’u rrisë atyre perspektivat për karrierë.

Sulmuesi anësor i bluve të Londrës shpreson që kjo të sjellë ndryshime në vitet e ardhshme, ndërsa është i lumtur me bashkëpunimin me dy prej universiteteve më të mira të botës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share