A ka gjasa që Alternativa të rikthehet në qeveri?

I pyetur nëse Alternativa do të rikthehet në qeverinë e drejtuar nga Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri Grubi u përgjigj se ka mundësi. Dyert e qeverisë, sipas Grubit janë të hapura edhe për Alternativên, por edhe për një pjesë të Lëvizjes Besa, përcjell Klan Macedonia.

“Po. Janë të mirëserardhur të jenë pjesê e qeverisë, të jenë pjesë e frontit evropian sepse vetëm kjo është e ardhmja. Jo vetëm ata, por edhe një pjesë e konsiderueshme e Lëvizjes Besa janë të mirëseardhur të jenë pjesë e këtij fronti dhe bashkërisht t’i vijojmë përpjekjet tona, jo vetëm për ndryshimet kushtetuese, por edhe të sigurohemi që ky vend i yni i përbashkët, asnjëherë më nuk do të kthehet në politika monoetnike, monokulturore, monofetare, të cilat i kemi parë e po i shohim tashmë me deklaratat e përditshme dhe nuk do të lejojmë që ky vend i yni ta humb rrugën nga Bashkimi Evropian dhe miqësia e përhershme me SHBA-në”, deklaroi Artan Grubi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin/KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share