Autostradën nuk do ta shfrytëzojnë vetëm shqiptarët, por të gjithë. Kështu thotë në Klan Debat zëvendëskryeministri Grubi, i cili kritikoi fjalorin politik të opozitës maqedonase, që sipas tij, është antishqiptar.
“Nuk mund ta imagjinojnë në kokën e tyre se në vitin 2023 mund të ketë një shqiptar të suksesshëm që mund t’i prijë Kuvendit, apo Ministrisë së Financave, Ministrisë së Jashtme, ose më herët të Mbrojtjes apo MPB-së”, tha Grubi./KlanMacedonia