Grubi: Projektin e Korridorit 8 e kanë mbajtur në sirtar më shumë se 30 vite

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin u shpreh se Korridori 8 si projekti më i madh në historinë e vendit, është mbajtur në sirtar për 30 vite. Këtë e kanë bërë, sipas tij,  për arsye politike, pasi i njejti është parë si projekt konkurrent me Korridorin 10.

“Deri tek nënshkrimi i kontratës më 8 Mars të këtij viti me konzorciumin Behtel dhe Enka, u dëshmua që me guxim ky kabinet qeverisës ia arriti që bllokadën 31 vjeçare ta largojë dhe ato synime të errëta që dikush ndër vite mund t’i ketë pasur, t’i rrëzojë e mohojë e ta sjellë tashmë para aktit të kryer”, deklaroi Grubi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share