Kovaçevski: Kriza energjetike u shndërrua në mundësi

U RRIT PRODHIMI VENDOR I ENERGJISË ELEKTRIKE

Në Manastir, Kryeministri Dimitar Kovaçevski bashkë me Ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Elektranave të Maqedonisë së Veriut, Vasko Stefanov, shënuan përfundimin e sezonit të ngrohjes. Kriza energjetike u shndërrua në mundësi për të rritur prodhimin vendor që solli cmime stabile – tha Kryeministri, njofton KlanM.

“Plani dha rezultate. Kjo paraqet përgënjeshtrimin më të mirë për kritikët dhe kuazi-ekspertët të cilët në tremujorin e fundit të vitit të kaluar parashikonin skenare të zeza dhe shqetësonin popullin”, tha Dimitar Kovaçevski.

Derisa Qeveria lëvdërohet se vendi me sukses ka kaluar krizën energjetike, siç përcjell KlanM, Oda Ekonomike, kërkon përgjegjësi ose dëmshpërblim nga shteti. Thonë se shteti nuk ka dhënë asnjë denar për kompanitë e mëdha, që e vlerësojnë si lokomotivë të biznesit, që më lehtë ta kalojnë krizën. Që e njëjta të mos përsëritet edhe këtë vit, kërkojnë garanca nga shteti.

Biznesi, siç përcjell KlanM, vlerëson se shteti duhet t`i mbështesë kompanitë që janë në tregun e lirë të energjisë elektrike. Nëse deri në qershor nuk u jep garanci konkrete, kompanitë duhet që të bashkohen dhe të bëjnë furnizimin me energji elektrike – u tha në seancën e posaçme të Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share