Ndotja e ajrit, “vrasësi” i heshtur i të rinjëve

ME SHUME SE 1.200 TE RINJ HUMBIN JETEN CDO VIT NE EVROPE

Ndotja e ajrit   është shkaktari i më shumë se 1200 vdekje të parakohshme në vit  për fëmijët dhe adoleshentët në të gjithë Evropën.Ndërkohë, mijëra të tjerë preken nga  probleme të shëndetit fizik dhe mendor.

Ndotja e ajrit vret më shumë se 1200 fëmijë dhe adoleshentë në vit në Evropë.

Në këtë përfundim ka dalë një raport i publikuar nga Agjencia Evropiane e Mjedisit .

Ky raport vë në dukje se pavarësisht përmirësimeve të bëra në vitet e fundit, niveli i  ndotjes së  ajrit në shumë vende evropiane mbetet mbi nivelet e këshilluara të       Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Fëmijët dhe adoleshentët janë më të prekur ndaj ndotjes së ajrit , sepse trupi dhe sistemi i tyre imunitar eshte ende në zhvillim.

 Mjekete thone se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit mund të ndikojë në funksionin dhe zhvillimin e mushkërive.

Kjo mund të çojë në sëmundje të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare, duke përfshirë astmën, e cila prek nëntë për qind të të rinjve në Evropë.

Efektet e ndotjes fillojnë edhe para lindjes, pasi ekspozimi i nënave ndaj ndotjes së ajrit  është i lidhur me peshën e ulët të foshjave  dhe lindjet e parakohshme.

Në këtë studim u përfshinë 30 vende, duke përfshirë 27 vendet anëtare të  Bashkimit Evropian.

GAZETARE: XHUANA LIKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share