”Punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, mbrëmë (23-prill) rreth orës 23:30, në pikën e pagesës rrugore- Gostivar, kanë ndaluar personat: B.P.(36), B.N.(22), G.A.(34), F.T.( 24), B.D.(31), të gjithë nga Shkupi. Personat në fjalë kanë qenë denoncuar nga 39-vjeçari N.M. nga Gostivari se rreth orës 22:40 janë sjellë në mënyrë agresive dhe e kanë sulmuar fizikisht në një pikë karburanti në lokalitetin Strazhë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të vijojnë parashtresë përkatëse” – thonë nga SPB-Tetovë.