Në Poliklinikën në Draçevë të Shkupit nuk respektohet qetësia dhe rendi në vendin e punës, pasi të punësuarit në një mënyrë të pakontrolluar kanë lëshuar muzikë duke u dëgjuar në gjitha korridoret e Poliklinikës dhe duke i shqetësuar pacientët, informon Klan M.
Këtë e vërtetojnë disa pamje të dërguara në redaksinë e Klan Maqedoni.
Për këtë ka reaguar edhe drejtori i shtëpisë të Shëndetit Publik në Shkup, Vullnet Selimi i cili përmes një statusi në facebook ka thënë se do të merren masa për të punësuarit në atë orar.
Ja statusi i plotë i Selimit:
”Pas publikimit të një video inçizimi nga brenda Poliklinkës së Draçevës ku dëgjohej këngë me një zë jashtëzakonisht të lartë e që është jashtë çdo etike dhe rregullore, kam vizituar para pak çastesh poliklinkën në fjalë. Mjeku kujdestar më ka konfirmuar se ajo skenë ka ndodhur të enjten e kaluar duke e arsyetuar atë me rastin e pensionimit të një të punësuar në Klinikë, gjë që edhe sipas tij ka kaluar normalen.
Për këtë lëshim, do të ndërmeren masa disiplinore si ndaj udhëheqësit të polinikës por edhe ndaj mjekut kujdestar të asaj dite kur ka ndodhur kjo skenë. Skena si këto nuk mund të tolerohen në ambiente ku njerëzit marrin ndihmën e nevojshme mjekësore” – shkruan Vullnet Selimi. /KlanMacedonia/