“Kena fitu. Unë si kandidat kam dalur fitues i këtyre zgjedhjeve. I falënderoj të gjithë ata që më kanë votuar dhe ata që nuk më kanë votuar, do të jem kryetar për të gjithë. Na presin punë të mëdha përpara. I ftoj qytetarët që të kenë besim në insitutcionin e komunës me mua në krye”, tha Atiq pak momente më parë.
Në të gjithë qendrat e votimit në Mitrovicë të veriut, vetëm një qytetar i nacionalitetit serb shfrytëzoi të drejtën e tij për të votuar, madje duke votuar me kusht. /Klankosova.tv