Mickoski: Qeveria përmes ish-funksionarëve shantazhon deputetë të VMRO-DPMNE-së

NDRYSHIMET KUSHTETUESE: GRUPI I PUNËS TAKOHET KAH MESI I JAVËS

Kah mesi i javës së ardhshme duhet të takohen 23 anëtarët e grupit të punës që duhet të përgatisin tekstin e ndryshimeve kushtetuese, përcjell KlanM.

Dhjetë janë ekspertë, dhjetë janë nominuar nga partitë politike kurse tre nga institucionet – Presidenca, Ministria e Jashtme dhe Sekretariati për Çështje Evropiane.

Grupi i punës duhet të konstituohet, të zgjedh Kryetarin dhe Zv/Kryetarin dhe ta konstatojë metodologjinë e punës.

Ministria e Drejtësisë, sic percjell KlanM, ka njoftuar se deri tani, asnjë anëtar nuk ka kërkuar kompensim.

VMRO-DPMNE nuk merr pjesë në grupin e punës, por ka kritikuar përbërjen e tij, duke thënë se janë anëtarë që kanë lidhje të afërta me LSDM-në dhe BDI-në, kurse për Profesoren Jagoda Mitrevska se është simpatizante e Putinit.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sic njofton KlanM, deklaroi se ka pasur tentativa të pasuksesshme për të bindur deputetët e opozitës që të votojnë “pro” ndryshimeve kushtetuese, duke shtuar se udhëheqësia aktuale partiake nuk është sikurse e mëparshmja.

“Kjo udhëheqësi e VMRO-DPMNE-së nuk ka probleme me shantazhe, kërcënime, sikurse ndoshta ka pasur dhe kanë ndikuar që të ndodhin ndryshimet kushtetuese në të kaluarën. Edhe sot e kësaj dite, njerëz të ish-udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së ofrohen që të ndërmjetësojnë, por në fakt nuk kanë asnjë forcë. E kanë gabim edhe nga Qeveria, edhe nga faktori ndërkombëtar, se nëse ofrojnë amnisti për disa individë të VMRO-së se do të sjellin vota na përlament”, tha Hristijan Mickoski.

Socialdemokratët thonë se në mesin e opozitës ka mbështetës të ndryshimeve kushtetuese kurse, sic percjell KlanM, liderin e opozitës e pyesin se kur do të ketë përgjegjësi morale për shkak të mospjesëmarrjes në cështjet strategjike të vendit.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE janë peng të “Levicës” pro-ruse dhe Dimitar Apasievit. Është ky koalicioni i kaosit. Mickoski ndoqi urdhërin e Apasievit dhe nuk nominoi përfaqësues në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese. Mickoski nuk ka marrë pjesë në asnjë vendim shtetëror, qëndron anash dhe punon kundër BE-së. Propagandat e dështuara të VMRO-DPMNE-së dhe “Levicës” janë në dëm të shoqërisë maqedonase dhe rrugës evropiane të vendit”, thonë nga LSDM.

Propozues i ndryshimeve kushtetuese do të jetë Qeveria, pasi të marrë tekstin nga Grupi i Punës. Më pas hapet debati i gjerë publik që duhet të nis kah fundi i majit ose në fillim të qershorit.

Për hapjen e Kushtetutës, në Kuvend, duhet të votojnë së paku 80 deputetë./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share