Berisha: Jugu i Shqipërisë, në rrezik nga mafia

Sali Berisha u shpreh nga Delvina se jugu i Shqipërisë është në rrezik madhor nga mafia. Ai akuzoi qeverinë dhe tha se po shkatërron vendin e se “as pushtuesit nuk sillen në këtë mënyrë ndaj një vendi”.

“Po vij nga Saranda. Në Sarandë, Ardit Cikuli një kandidat i mrekullueshëm, një njeri serioz, ka për karshi? Cilin ka thoni ju, asnjë qytetar të Sarandës, por ka të deleguarin e bandave të Durrësit dhe mafias së Durrësit dhe famozit, Alket Hyseni, famëziut Alket Hyseni, i cili përveç grabitjeve dhe plaçkitjeve, bëri gjithçka për të bërë me pallate me radhë eksponentët e rilindjes. Shkoni në Sarandë, Ksamili po merr fund. Famir Shero ka përballë përfaqësuesin e Rilindjes, i cili do të bëjë pazar gjithçka me pasuritë e Konispolit. Kështu me radhë. Në Përmet, Edmond Komnino, në Këlcyrë, Arjan Kasaj, në Tepelenë një inxhinier i shkëlqyer, i kthyer pas 30 vitesh nga Kanadaja, ka përballë Tërmetin që po të kishte një emër tjetër do ti thonin më mirë, tmerr njeri. Po.

Albert Malaj, në Memaliaj. Disa prej tyre i takoja për herë të parë, por disa prej tyre më impresionuan shumë. Njerëz me identitet, njerëz me cv. Dëgjova programin e Ilirit, program i një qeveritari të vërtetë, program i një njeriu që shef me sensin e përgjegjësisë, çdo potencial dhe problem të Delvinës. Programin e një njeriu që merr përgjegjësi. Dhe kështu në çdo bashki të jugut. Jugu ka një rrezik madhor, mafian, mafian dhe vetëm mafian. Po e shkatërrojnë.

Shkoni në Kasamil, aty po ndodh një masakër e paimagjinueshme. Mafia. E ka thënë bukur Faik Konica; Zoti mbrojtë Shqipërinë nga shqiptarët. Ka pasur parasysh që do të vinte, se ka qenë si punë profeti në mençurinë e tij Faik Konica dhe ka pasur parasysh se do të vinte një ditë mafia shqiptare që do ta shkatërronte. Nuk ka pushtues që mund të sillet në këtë mënyrë ndaj një vendi, siç po sillen këta qeveritarë”, tha Berisha.

Berisha në Delvinë: Kandidati i Rilindjes, kushëriri i Ardi Veliut

Sali Berisha ishte në Delvinë këtë të diel ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ilir Mehmetin. Berisha theksoi se Mehmeti është qytetar shembullor i Delvinës dhe me eksperiencën e tij do bëjë shumë më tepër për qytetarët e tij. Sa i përket kandidatit rival të Mehmetit, Berisha tha se është kushëri i Ardi Veliut, për të cilin u shpreh se rëndojnë dosje krimi të pafundme.

“Është nder i madh për mua të paraqes sot këtu para jush, njërin nga bijtë tuaj më të mirë, njërin nga qeveritarët tuaj më të sprovuar, vendorë, më me eksperiencë, një qytetar shembullor të Delvinës. Të paraqes këtu Ilir Mehmetin, si kandidat për kryetar bashkie. Ilir Mehmeti i ka shërbyer Delvinës me të gjithë dashurinë, përkushtimin e tij. Ai ka një eksperiencë shumë të çmuar dhe së bashku me mikun tim të ndjerë, Dhurim Alinani, u përpoqën dhe bënë më të mirë për Delvinën dhe delvinjotët. Por e vërteta është se eksperiencën e krijuar, me nevojën jetike për ndryshimin, Ilir Mehmeti do të bëjë shumë e shumë më tepër për qytetarët e kësaj bashkie, për këtë qytet, për fshatrat e kësaj bashkie. Miqtë e mi! Ilir Mehmeti ka përballë rivalin e rilindjes së krimit. Nuk them socialist më. Duhet të ndajmë socialistët nga rilindasit. Rilindasit janë sekti më kriminal që ka patur ndonjëherë në pushtet, që kanë patur ndonjëherë shqiptarët. Të marrim rivalin e Ilirit. Një kushëri të parë apo të dytë e ka të dënuar me 12 vite në Romë, por kushëriri i tij në Tiranë është 5 herë më kriminel se ai që është në Romë, Ardi Veliu, mbi të cilin rëndojnë dosje krimi të pafundme. Çfarë ti thuash atij në Romë, kur ky në Tiranë është më i zi se ai”, u shpreh Berisha./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share