Diplomatët dhe shtetasit e huaj do të evakuohen nga Sudani

Pavarësisht një armëpushimi prej 72 orësh luftimet mes palëve vijojnë ende, mbi 400 persona kanë humbur jetën

Diplomatët dhe shtetasit nga SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Kina do të evakuohen nga Sudani me rrugë ajrore.

Shefi i ushtrisë, Fattah al-Burhan ra dakord për të lehtësuar dhe siguruar evakuimin e tyre në orët e ardhshme. Sipas BBC, Britania ka vënë trupa dhe avionë në gatishmëri në një bazë jashtë shtetit në rast se ato nevojiten për të transportuar stafin e ambasadës dhe qytetarët nga vendi.

Me situatën e paqëndrueshme në terren, forcat britanike mund të vendosen edhe në fusha të tjera ajrore afër Sudanit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Franca, kanë baza në Xhibuti, në Bririn e Afrikës. Por planet e mëparshme për evakuimin e shtetasve të huaj nuk janë zbatuar për shkak të frikës së sigurisë. Aeroporti ndërkombëtar i Khartoum është mbyllur për shkak të dhunës, me ambasadat e huaja përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe po kërkojnë rrugë të tjera për të evakuuar qytetarët.

Arabia Saudite ka njoftuar gjithashtu se po organizon evakuimin e qytetarëve sauditë. Ushtria sudaneze tha se një pjesë e misionit diplomatik të Arabisë Saudite tashmë ishte evakuuar. John Kirby, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, deklaroi se Presidenti i SHBA Joe Biden miratoi një plan këtë javë për të lëvizur forcat amerikane në rast se ato nevojiten për të ndihmuar në evakuimin e diplomatëve amerikanë.

Konflikti ka hyrë në javën e dytë dhe luftimet vijojnë pavarësisht se të dyja palët ushtria dhe grupi paramilitar të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë ranë dakord për një armëpushim tre-ditor për të shënuar festën myslimane të Fitër Bajramit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 413 persona janë vrarë dhe 3.551 janë plagosur në luftimet në mbarë Sudanin, por numri real i viktimave besohet se është më i lartë, pasi shumë të plagosur nuk kanë qasje në spitale. Lufa në Sudan ka prishur planet për të rivendosur sundimin civil, ka sjellë një vend tashmë edhe më të varfër në prag të katastrofës humanitare dhe po kërcënon një konflikt më të gjerë që mund të tërheqë fuqitë e jashtme.

Klan News

Lexo gjithashtu

Vdes Martti Ahtisaari

Ka vdekur ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari. Ai vdiq në moshën 86-vjeçare. Njoftimi u bë nga Presidenca finlandeze. Ahtisaari…
Më tepër
Total
0
Share