Kati i katërt i Spitalit Rajonal të Shkodrës është përfshirë nga flakët e zjarrit. Zjarri ka rënë në dhomat e repartit të kirurgjisë.
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental. /tvklan.al