Seria A ëndërron titujt europianë, 5 skuadra në raundin gjysmëfinal

Finalist të paktën në Champions League

Sezoni aktual do të mbahet mend gjatë nga tifozët e futbollit italian. Pesë skuadra të Seria A janë kualifikuar në gjysmëfinalet e tre kompeticioneve Europiane, duke rritur shanset për të fituar trofe të UEFA-s pas shumë vitesh mungesë.

Një fakt që ndodh për herë të parë në histori, me Interin e Milanin që synojnë trofeun e Champions League, Roma e Juventus atë të Europa League dhe Fiorentina të Conference League. Moment që është festuar nga Liga italiane e futbollit, pasi përmes skuadrave të saj është shumë afër fitimit të titullit në të tre kompeticionet e UEFA-s.

Pavarësisht këtij hapi drejt trofeve, vetëm në Ligën e Kampionëve, skuadrat italiane e kanë të sigurtë raundin final.

Njëra mes Interit dhe Milanit do të kalojnë më tej, ndërsa Roma e Juventus duhet të kalojnë rivalë të fortë për të vazhduar më tej. E njëjta situatë edhe për Fiorentinën në Conference League, e vetme për të mbajtur sërish në Itali trofeun pas triumfit të Romës një sezon më parë. Vjolët u rikthyen në gjysmëfinalet Europiane 8 vite pas asaj të humbur në Europa League kundër Sevijës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share